I nxehti afrikan mbërrin në Qerret, Durrës
Më e nxehta këngëtarja Ledina Çelo në plazhin e Durrësit.
Koha nuk është treguar e mirë të paktën për të thënë se me të vërtetë ka ardhur vera e nxehtë. Aty këtu disa vende në bregdetet shqiptare ka nisur ky sezon, apo edhe në rajon e megjithëse të themi se aty shkohet për të kaluar një javë të tërë apo edhe më shumë është ende herët kur i referohemi kohës me vranësira dhe me reshje shiu.
Por disa femra të njohura të show-bizit kanë nisur me javë që të paktën në ndonjë fundjavë ta bëjnë të parat nxehtë duke treguar edhe linjat e tyre seksi e deri te fotot dhe videot mjaft provokuese falë hyrjes dhe çasjes në shumë rrjete të ndryshme sociale.
E nisim me të parën e cila është një nënë por vazhdon të konsiderohet një nga femrat më seksi shqiptare. Ardhja e saj në Shqipëri për të kënduar dhe qenë protagoniste edhe në jurinë e “Miss Universe Albania” bëri që të mendojë së bashku me familjen e saj të paktën me fëmijët disa ditë pushimi në bregdetit e bukur të Durrësit.
Po flasim për këngëtaren Ledina Çelo e cila ka treguar me disa foto të hedhura në Istagram se ajo ka një trup seksi dhe perfekt dhe që ka gjetur pak orë me rreze që të frekuentojë plazhin e Durrësit, apo thënë ndryshe ka preferuar që disa ditë pushimi t’i bëjë në këtë fillim vere në Shqipërinë e saj. Një tjetër femër e cila e ka bërë mjaft nxehta në këto ditë jo shumë favorite me diell, është modelja e njohur Angela Martini, por ndryshe nga të tjerat të famshme shqiptare ajo javë më parë ka frekuentuar Maldiven ku linjat e saj seksi i tregon me anë të fotove postuar në rrjetet sociale, të cilat me siguri janë realizuar nga dora e të dashurit të saj.
Por bregdetin e Durrësit ose një nga të parat që në Maj kur doli dielli e pamë duke ekspozuar trupin e saj seksi me video, por edhe me foto është edhe këngëtarja shumë e lakuar Xhesika Ndoj. Edhe ajo ka zgjedhur shpesh herë gjatë fundjavës së bashku me vajzën e saj një pjesë të bukur të këtij bregdeti shqiptar e konkretisht Gjirin e Lalzit, që të marrë rrezet e para të verës, madje edhe të na provokojë fort me të pasmes e saj.
Ndërsa një tjetër vajzë seksi e komentuar shumë javëve të fundit për shkak të lidhjes së saj me një deputet deri më tani anonim nga Kosova, Iva Aliko është freskuar ose ka reklamuar trupin e saj pikërisht në vendlindjen e saj në Vlorë, në majë të shkëmbinjë. Edhe vajzat me kurora bukurie kanë treguar në këto ditë sensualitetine tyre, si Vivian Canaj, apo Nertila Kapaj, njëra në det e tjetra në pishinë.
Edhe këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuçi ka treguar se pushimet jashtë Kosovës i kishte nisur për të marrë rreze dielli. Por ka pasur edhe nga ato artiste që megjithëse pranë detit dhe me pushime të organizuar edhe me televizon nuk na kanë reklamuar shumë linjat e tyre si për shembull këngëtaret Big Mama dhe Shkurte Gashi që më shumë i kemi parë të veshura në Belek të Turqisë se sa me bikini. Këto ishin disa nfa femrat e njohura të show-bizit shqiptar që na e bënë nxehtë në këto ditë jo shumë të nxehta të verës.