Jep dorëheqjen ambasadori i BE-së në Turqi
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Turqi, Hansjörg Haber ka dhënë dorëheqjen pas reagimeve që kishin ngjallur deklaratat e tij në Ankara dhe Bruksel lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit turq në zonën e Shengenit.
Ka dhënë dorëheqjen Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Turqi, Hansjörg Haber.
Gjatë një takimi të posaçëm me një grup gazetarësh muajin e kaluar Haber kishte bërë deklarata që kishin ngjallur reagime në lidhje me procesin e heqjes së vizave për qytetarët turq në Zonën Schengen.
Për shkak të këtyre deklaratave Haber ishte thirrur për sqarime edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe kur u përball edhe me presionin e Brukselit u detyruara të japë dorëheqjen.
Mësohet se kërkesa për dorëheqje kishte ardhur nga vet Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.