Albspirit

Media/News/Publishing

Këshilltari i Manjanit, i arrestuar për korrupsion

Këshilltari i Ylli Manjanit i arrestuar për korrupsion

Ish-drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Bledar Dervishaj, i cili është arrestuar më parë për korrupsion, sot rezulton të jetë këshilltar i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Sipas një denoncimi të një qytetari pranë citynews, Dervishaj është arrestuar dhe ka kryer burg për korrupsion pasi ka tjetërsuar pronën e shtetit për interesa personale.

Citynews thelloi kërkimet për këshilltarin e Ministrit Manjani dhe rezultoi se Ish-kreu i AKKP së Tiranës, Bledar Dervishaj dhe 4 ish-vartës të tij, u arrestuan më 11 janar të vitit 2012, pasi spostuan 79 dynymë tokë nga fshati Gosë i Kavajës në bregdetin pranë Spillesë. Toka iu kthye në letra familjes Jenisheri, e cila rezulton jashtë skemës së mashtrimit. Ndërkohë kthimi i 2.5 kilometrave vijë bregdetare për një familje që pronat i kishte në zonë tjetër, ka çuar në pranga ish-kreun e Hipotekës së Tiranës dhe katër zyrtarë të tjerë. Arrestimet e kryera erdhën pas një hetimi të Task-Forcës së Prokurorisë së Tiranës, e cila zbuloi skemën e tjetërsimit të 79 dynymëve tokë, të spostuar nga një fshat i Kavajës në zonën bregdetare. Dervishaj u akuzua rreth dy muaj më parë në lidhje me provimin e noterisë të zhvilluar nga ministria e Drejtësisë për favorizim të disa personave me lidhje familjare me zyrtarë të ministrisë. Citynews shkroi në kohën kur u zhvillua testi për provimin e noterisë për një numër të kosniderueshëm personash që morën pjesë në provimin e noterisë, të cilët kishin lidhje familjare me drejtues të lartë të ministrisë së drejtësisë. Njëra prej atyre që u testuan dhe që fitoi ishte Jonada Lalaj, motra e Bledar Dervishaj./citynews

Please follow and like us: