“KUSH TË DASHURON E KA NUMRIN TËND DHE TA DI ADRESËN E SHTËPISË”
Nuk duhet të vraposh pas askujt për ta bërë të qëndrojë me ty. Nuk duhet t’i lutesh askujt që të qëndrojë me ty. Nuk duhet të braktisësh veten për të. Nuk duhet të humbasësh toruan se po i jep gjithë veten tende një mashkulli që nuk di as se çfarë do, një indiferenti.
Kjo nuk është dashuri!
Ta siguroj që kjo nuk është jetë në çift. Kjo është të lejosh të përdoresh nga dikush. E sidoqoftë, njerëzit në përgjithësi, e dinë se ku jeton, e dinë numrin tënd dhe të telefonojnë.
Mos vuaj për njerëz që nuk vlejnë të derdhësh as edhe një pikë loti, persona që nuk u bëhet aspak vonë se si je.
Mos e shkatërro të ardhmen duke menduar pa pushim të shkuarën.
Ji realiste dhe pranoja vetes se vetëm personat vërtet prezentë në jetën tënde të kanë bërë të ndihesh mirë dhe të jesh e lumtur.
Pjesa tjetër e njerëzve të ka bërë të ndihesh keq dhe të ka shkaktuar vetëm vuajtje të panevojshme, të pajustifikuara.
Jo të gjithë njerëzit dinë se çfarë duan nga jeta.
Provo të duash faktet, momentet e jetuara, jo iluzionet.
Praninë tënde e meritojnë vetëm personat që janë me ty.
Më beso. Do të takosh mijëra njerëz që do të të vlerësojnë për atë që je, për atë që bën për ta.
Dhe se them këtë vetëm të të bëj të ndihesh mirë, e them sepse është thjesht kështu, ka tipe të ndryshme në botë, mjafton të gjejmë ata që përputhen me idetë tona.
Ekzistojnë akoma BURRA. Ekzistojnë burra të sinqertë, që dinë të duan, që dinë se çfarë duan nga jeta.
Pjesën tjetër të njerëzve as mos e merr në konsideratë. Mos e harxho jetën tënde duke nxjerrë lot për persona pa vlerë, mosmirënjohës.
Nis të jetosh, që tani!