“Lufta” mediatike: Blendi Fevziu “shigjeton” Ilva Taren
“Qetësohuni! Nuk ka video-përgjim në “Tonight”. Mjaftoi sa për të shitur”.
Ishte ky titulli i një qëndrimi të mbajtur nga portali i gazetarit Blendi Fevziu Opinion.al gjatë mbrëmjes së sotme.
Fjala ëhstë për zërat e shumtë që u përhapën se sot Berisha mund të publikonte një tjetër video-skandal seksual pas atij të Shukri Xhelilit.
Por një gjë e tillë nuk nodhdi, edhe pse Berisha kishte thënë se kësaj here bëhej fjalë për një gjë më të rëndë, në rang ministrash.
Pak kohë më parë Berisha përmendi edhe një kamera spiune në zyrën e ministrit Saimir Tahiri.
Por sipas Opinionit të Blendi Fevziut, që është rival direkt i emisionit të Ilva Tares: “Pavarësisht se fjalët u hapën se video-përgjimi do të transmetohej mbrëmjen e sotme në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, me sa duket, ky lançim nuk ishte asgjë tjetër se sa thjesht një truk publiciteti për të rritur termometrin e audiencës”.