Malajzia ndalon kompaninë e parë ajrore islamike
Kompania e ajrore e Malajzisë, Rayani Air, e para që ka vepruar në përputhje me rregullat islamikë, është ndaluar të operojë për shkak të shkeljeve të rregullores.
Departamenti i Aviacionit Civil të Malajzisë i ka tërhequr certifikatën linjës ajrore, për shkak të shqetësimeve mbi auditimin e sigurisë dhe administratës.
Rayani Air ka nisur të operojë dhjetorin e kaluar, duke ofruar vetëm ushqim hallall dhe jo alkool. Ekuipazhi ka veshur po ashtu rroba modeste dhe punëtoret femra kanë mbajtur shami në kokë.
Kompania ka dy aeroplanë Boeing 737-400 me nga 180 vende për pasagjerë, tetë pilotë dhe 50 anëtarë të tjerë të ekuipazhit.
Please follow and like us: