Miss-et shqiptare të Britanisë
Shqiptarët e “pushtuan” Lens, jo vetëm me ngjyrosjen Kuq e Zi te qytetit apo stadiumit, ku rrallë dallohej ndonjë zviceran, por me larmishmërinë e ngjyrave Kuq e Zi. Atje kishte që nga fëmijët deri në pesë apo më pak vjeç dhe deri të moshuarit me plis.
Ishin tifozët e zjarrtë Kuq e Zi që kishin ardhur nga të gjithë Evropa dhe jo vetëm, për të marrë pjesë në atë që u quajt takim me historinë.
Por duket se shqiptarët e Britanisë jo vetëm që ishin të shumtë në numër, por shkëlqyen edhe në media. Ishin pikërisht dy Miss-e shqiptare që morën vëmendjen e medias, njëra nga Ferizaji e tjetra nga Gjirokastra, që krejt natyrshëm simbolizuan bukurinë shqiptare.
Arta Llabjanibukuroshja shqiptare, e lindur në Ferizaj dhe e rritur në Britani, që pati rrëmbyer kurorën e misit duke u përzgjedhur “Miss North West of England” para pak vitesh.
Gjirokastritja Rudina Suti e zgjedhur si “Miss Earth Albania 2008” nuk kishte si të mungonte në këtë mozaik bukurie dhe dukeshin si përfaqësimi më fantastik i shqipes dykrenare.
Gjithësesi në ndëshjen me Zvicrën bukuroshet shqiptare të Anglisë shndritën. A do të jenë sërish këto miss-e që do të tërheqin vëmendien e medias edhe për ndeshjet e tjera të Kombëtares? Kjo mbetet për t’u parë pasi padyshim vajzat shqiptare janë më të bukurat.