Elvis Rroshi e ka kaluar natën e parë në qelinë VIP në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, aty ku më parë ka qëndruar edhe ish-guvernatori Ardian Fullani, prokurori Haxhi Giu e ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili. Report Tv mëson se porositë e Rroshit drejtuar familjes kanë qenë për ndërresa, xhel flokësh, shampo e pastë rroje. Ndërsa mësohet gjithashtu se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, familjarët i kanë sjellë ushqime Rroshit. Elvis Rroshi u arrestua pasditen e djeshme nga forcat e policisë së komisariatit të Kavajës, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që dha “arrest me burg” për kryebashkiakun e Kavajës