Një ditë e madhe për kombin shqiptar
Nga Suzana Tahiri
Më 24 mars 2016 mbushen plot 17 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO) kundër ushtrisë serbe, në mbrojtje të popullsisë autoktone shqiptare në Kosovë.
Përfshirja e kësaj aleace të udhëhequr nga SHBA, një organizatë jo vetëm e luftës dhe e mbrojtjes së paqes në shkallë planetare, por dhe vlerave më të mira të qytetërimit botëror, bëri të mundur që pas fushatës 78-ditëshe, të largohen përfundimisht forcat ushtarake serbe.
Pas dëbimit të agresorëve sllavë, u kthyen në trojet e veta rreth një milion refugjatë shqiptarë dhe u instalua administrata ndërkombëtare, që e qeverisi vendin deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Që nga ajo kohë e deri më sot në shtetin e ri të Europës kanë ndodhur shumë zhvillime pozitive, Kosova ka institucionet e veta legjitime, e njohur nga mbi 100 shtete, mes të cilave SHBA, Gjermani, Agli, Francë dhe pjesa më e madhe e antarëve të Bashkimit Europian.
Në këtë ditë solemne shqiptarët e të gjitha viseve i janë mirënjohës SHBA dhe dy presidentëve amerikanë Klinton dhe Bush, Aleancës së Atlantikut të Veriut, vendeve europiane si dhe luftës vetmohuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që për këtë vend të lirë flijoi bijtë e saj më të mirë me në krye legjendarin Adem Jashari.