Njeriu përmes pikturës
Një diell në perëndim, i përqafuar nga një grup njerëzish për të personifikuar eksodin masiv të viteve ’90, pjesë e të cilit është edhe piktori Zhan Tase.
Emigracioni, familja, shoqëria e tema të tjera të jetës, i prezantohen publikut në të parën ekspozitë personale të piktorit.
“Kam realizuar këtë vepër të të treguar që ikja drejt perëndimit është e konceptuar në këtë mënyrë”, tregon Tase.
Temat në kuadrot e Zhan Tases janë të ndryshme, por të gjitha sillen rreth një boshti të vetëm: stilistikës. Shëmbëlltyra e njeriut është figura që pushton çdo tablo të tij, figurë e cila vjen e patëmetë në “bisturinë” e piktorit.
“Ideja lind pas shumë vitesh studimi të një figure humane. Portreti është diçka që ndonjëherë na pëlqen e ndonjëherë jo. Unë kam krijuar një portret timin dhe një hundë të futur brenda. Kam bërë pjesën e kirurgut në punët e mia”, shton Tase.
Ekspozita e çelur në MHK do të qëndrojë e hapur deri në datën 20 qershor.