Olli: Hetimi ndaj gjyqtarit Aliaj, kërcënim i hapur për të mbrojtur Tahirin
Kreu i Këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli ka deklaruar se hetimi pasuror ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj nga policia është një kërcënim i hapur për të mbrojtur Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Olli shprehet se revanshi i pushtetit të krimit nuk ka të ndalur.
“Revanshi i pushtetit te krimit nuk ka te ndalur! Pas me shume se 10 sulmeve publike nga kryeministri dhe ministri i krimit Tahiri, banda e krimit ne qevri ka urdheruar hetimin e gjyqtarit qe pezulloi drejtorin e policise! Sigurimi i shtetit, me masken e krimit ekonomik, nisur nga “denoncimet” nga populli, po “heton” pasurite e gjyqtarit!!! Sigurisht qe synimi nuk eshte gjyqtari ne fjale, por kercenimi i hapur ndaj apelit qe te leje rehat Çakon se perndryshe eshte rradha e Tahirit dhe atij qe ka urdheruar Tahirin! A mund te besoje ndonje shqiptar se kjo bande do reforme ne drejtesi apo shtet te se drejtes???!!!! Sot banda zyrtarizoi pyetjen; a ka njeri kunder Arturo Ui???!!!!!” përfundon reagimin Leonard Olli.