Albspirit

Media/News/Publishing

QS: Pesë universitete turke në “Top 20” e Evropës dhe Azisë Qendrore

Pesë universitete turke janë renditur sot në “Top 20” e klasifikimit të universiteteve më të mira të Evropës dhe të Azisë Qendrore.

 

QS: Pesë universitete turke në “Top 20” e Evropës dhe Azisë Qendrore

Pesë universitete turke janë renditur sot në “Top 20” e klasifikimit të universiteteve më të mira të Evropës dhe të Azisë Qendrore.

Firma britanike, “Quacquarelli Symonds” (QS), e njohur për publikimin e renditjeve të universiteteve në mbarë botën, klasifikon universitetet më të mira në zhvillim në Evropë dhe në Azinë Qendrore sipas kritereve të tilla si, integrimi akademik, raporti student-fakultet, efekti i kërkimeve dhe perspektiva ndërkombëtare.

Universiteti i Bosforit, në vendin e 17-të gjatë 2015-s, këtë vit është renditur në pozicionin e 9-të, i ndjekur nga Universiteti Bilkent i 12-ti, Universiteti Sabanci i 13-ti, Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme i 14-ti dhe Universitetit Koç në vendin e 16-të.

Ashtu si dhe vitin e kaluar, në krye të listës vazhdon të qëndrojë Universiteti Shtetëror Lomonosov i Moskës, i pasuar respektivisht nga Universiteti Shtetëror i Novosibirskut dhe nga Universiteti Shtetëror i Shën-Petërburgut.

Nga aspekti i përfaqësimit, Turqia dhe Rusia janë klasifikuar në mesin e vendeve më të suksesshme në renditjen për universitetet më të mira në zhvillim të Evropës dhe të Azisë Qendrore.

Mjaft vëmendje ka tërhequr edhe performanca e lartë e Polonisë dhe e Republikës Çeke.

Shefi i Departamentit të Inteligjencës pranë QS-së, Ben Sowter, tha se pikët e Turqisë nga potenciali kërkimor nëpër universitete janë mjaft mbi mesataren rajonale.

Ben Sowter theksoi gjithashtu se universitetet turke dalin një hap përpara edhe me shanset e larta për punësimin e të diplomuarve të tyre.

Please follow and like us: