Albspirit

Media/News/Publishing

Restoranti Osteria Francescana – shpallet më i miri në botë


Ilustrim

Restoranti në Modena të Italisë, Osteria Francescana, është i pari në listën e 50 restoranteve më të mira në botë, që është publikuar mbrëmë vonë.

“Krijimet ambicioze të kryekuzhinierit në mënyrë perfekte e kanë balancuar kërkesën për nderimin e trashëgimisë derisa pranohet moderniteti”, thuhet në listën e organizuesve për kuzhinierin Massimo Bottura, që është pronar i restaurantit, Osteria Francescana.

Ceremonia e shpalljes së 50 Restoranteve më të Mira në Botë u organizua në Nju Jork, raporton agjencia Reuters.

Lista e restoranteve më të suksesshme ishte bazuar në përvojën personale të 972 shefave të kuzhinave, pronarëve të restoranteve, gazetarëve dhe ekspertëve të gatimit.

Lista Best 50 është bërë e rëndësishme në mesin e shefave të kuzhinave dhe restoranteve në gjithë botën, duke krijuar rivalitet me listën tjetër, të njohur me emrin Michelin, që e përdorë sistemin e yjeve.

Please follow and like us: