Rusët kujtojnë viktimat në Orlando
00:00/0:49
▶
Në Moskë, dhjetëra njerëz kanë vënë lule përpara ambasadës së Shteteve të Bashkuara, në nderim të viktimave të sulmit në një klub të homoseksualëve në Orlando të Floridës. Vizitorët po ashtu kanë lënë flamuj me ngjyra të ylberit dhe mesazhe për unitet kundër urrejtjes. Sulmi i 12 qershorit në SHBA, i kryer nga një person, ka lënë të vrarë 49 veta. Homazhet në Moskë kanë tërhequr numër relativisht të vogël të qytetarëve. Vetë komuniteti homoseksual i Rusisë lufton shpesh me krime të nxitura nga urrejtja.
Please follow and like us: