Albspirit

Media/News/Publishing

Rusi – Ukrainë shkëmbejnë të burgosurit


Ilustrim

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se dy qytetarë të Ukrainës, të burgosur në Rusi, janë duke u kthyer në vendin e tyre me një aeroplan ukrainas.

Poroshenko ka shkruar sot në Twitter se Yuriy Soloshenko dhe Hennadiy Afanasyev së shpejti do të arrijnë në Ukrainë, ndërsa lirimi i tyre besohet se është bërë në marrëveshje me Moskën për t’i këmbyer ata me rusët e burgosur në Ukrainë.

Afanasyev ishte dënuar në prill të vitit 2015 me shtatë vjet burg me akuzën për terrorizëm, ndërsa Soloshenko është dënuar me gjashtë vjet burgë me akuzën për spiunim, në muajin tetor.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka falur të dy ukrainasit përmes një dekreti të bërë publik sot.

Gjithashtu sot, nga Rusia raportohet se ukrainasit Olena Olena Hlyshchinska dhe Vitaliy Didenko të dy të burgosur në Ukrainë me akuzën se kanë organizuar aktivitete separatiste, kanë arritur në Moskë.

Në muajin maj, pilotja ukrainase, Nadia Savchenko, ishte liruar në këmbim të dy rusëve që në Kiev ishin dënuar me dyshimin se kanë ndihmuar rebelët pro Moskës që po luftojnë kundër forcave qeveritare në pjesën lindore të Ukrainës.

Please follow and like us: