Albspirit

Media/News/Publishing

Tensione mes Beogradit dhe SHBA-Gjermani.

Tensione mes Beogradit dhe SHBA-Gjermani. Ministri i Jashtëm Daçiç: “Presim të na mbështesin në rrugën europiane, jo të detabilizojnë Serbinë”

Zgjedhjet e 24 prillit në Serbi kanë prodhuar tensione mes qeverisë së Aleksander Vuçiç dhe Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana tjetër. Vuçiç anulloi një vizitë për në Bruksel dhe në SHBA, pas prfetendimeve se Gjermania dhe SHBA po organizonin protesta kundër tij. Ky pretendim është rikonfirmuar sot nga ministri i Jashtëm, socialisti Ivica Daçiç, i cili ka nënvizuar se anullimi i vizitës “është një sinal i qartë për Gjermaninë dhe SHBA”. “Është një mesazh se ne nuk do të luajmë me dy standarde. Njësoj si Serbia është një partneri parashikueshëm, kështu duhet të jetë edhe Gjermania me SHBA-të. Ne presim që ata ta mbështesin Serbinë në rrugën europiane, jo ta destabilizojnë atë”, tha Daçiç për “Prva TV”, raporton “B92”(http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=06&dd=14&nav_id=98305).

Aktiv në këtë lojë është bërë edhe ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, i cili ka shprehur shqetësime për gjuhën e përdorur në parlamentin serb. Ai ka kërkuar nga Daçiç që qeveria serbe t’i kundërvihet kësaj retorike të dëmshme, gjithnjë sipas mediave serbe, duke patur në mendje Vojisllav Sheshel. Ky i fundit deklaroi në Parlament se ambasadori amerikane po i bën presion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Zyrës së Statistikave që të ndikohet rezultati i zgjedhjeve të 24 prillit.

Please follow and like us: