Albspirit

Media/News/Publishing

Vitet “trokasin”, por komisar Ibrahim Gaxholli nuk i dёgjon

Personazh

 

Mirënjohje Skënderbegasve që shërbyen në mbrojtje të atdheut

 

Vitet “trokasin”, por komisar Ibrahim Gaxholli nuk i dёgjon

 

Nga Pandeli Bardhi

 

Pёr tё 75 herё trokitёn vitet tek Ibrahim Gaxholli. “Njё jetё kam punuar me njerëxit. i kam dashur dhe i kam respektuar, i kam mёsuar, por edhe kam mёsuar shumё prej tyre…”. Kёshtu shprehet ish Komisari Ibrahim Gaxholli. Sapo i kujton Ishullin e Sazanit, sikur ripёrtёrihet, merr forca e i kujton me nostalgji ato vite, bukuria e tё cilёve, qёndron tek vёshtirёsitё, qё nuk i “jepnin” kohё pёr t’u mёrzitur! Lindi nё 1941 nё Kёrpicё tё Gramshit. Babai i Ibrahimit, Hakiu, i cili mbeti jetim qysh nё fёmijёrinё e tij, mundi tё punёsohej fillimisht nё Teqenё e Vrёpckёs nё Korçё dhe mё vonё nё atё tё Shёmbёrdhenjit tё Gramshit. Qysh nё kёtё moshё fare tё re, Hakiu pёrvec tё tjerave, u edukua dhe u brumos me edukatёn dhe kulturёn e fesё bektashiane. Me t’u rikthyer nё fshat, ai krijoi njё familje tё shёndoshё. Tё ardhurat e tij ekonomike, ishin kryesisht nga toka, blegtoria dhe puna si mullixhi nё mullinjtё e fshatit tё tij Kёrpic, pranё Teqesё sё Shёmbёrdhenjit. Me ato pak tё ardhura si dhe falё ndihmёs qё iu dha nga sistemi i atёhershёm, Hakiu, mundi tё rriti, edukojё dhe shkollojё fёmijёt e tij, atё ç’ka ai kishte ёndrrёn mё tё madhe tё jetёs. Pёr afro tre dekada, nё ambientet e tё njёjtёs banesё u rritёn dhe u edukuan fёmijёt e dy vёllezёrve. Ata bёheshin 12 dhe bashkё me prindёrit e gjyshёrit e tyre bёheshin 20. Ibrahimi, ёshtё vёllai mё i madh i katёr vёllezёrve dhe dy motrave tё babait tё tij, Hakiut dhe nёnёs, Xhemiles. Jeta e tij, ёshtё e pandarё nga ajo e vёllezёrve e motrave, e moshatarёve e tё banorёve tё fshatit, modestё e tё etur pёr dije… Që tё katёr vёllezёrit Gaxholli dhe dy motrat e tyre, janё ndёr njerëzit mё fisnikё. Pёr Ibrahimin, bёhet njё pёrjashtim…Kudo ku ai punoi, qysh kur punoi si llogaritar i kooperativёs nё moshёn 16 vjeç, e deri sa ngjiti shkallёt e karrierёs ushtarake qysh nga detyra e komandantit tё togёs e deri nё detyrёn e lartё tё Komisarit tё Divizionit, tё gjithё sa e njohёn e punuan me atё, kanё pёrshtypjet mё tё mira e bёjnё vlerёsimet mё tё larta. Mёsimet e para, i mori nё fshatin e tij tё lindjes, ku u pajis me arsim 7-vjecar. Ishte i gatshёm tё fillonte punёn nё bujqёsi, jo nga ajo qё nuk donte tё vazhdonte shkollёn e mesme e tё lartё, mbasi rezultatet, deri nё pёrfundimin e klasёs sё shtatё ishin tё shkёlqyera, por pёr t’i ardhur nё ndihmё familjes sё tij. Ishte koha kur sapo ishte ngritur kooperativa kur Ibrahimi, nё moshёn 16 vjeç caktohet llogaritar i kooperativёs, nga gushti 1957, deri nё shtator 1960. E kreu kёtё detyrё duke fituar respektin e tё gjithёve jo mё shumё pёr pёrkushtimin e tij, se sa pёr ndershmёrinё e sinqeritetin qё e karakterizonte. “I keni gjetur tamam njeriun qё kёrkon kjo punё”, do tё shpreheshin banorёt e fshatit nё kryesinё e kooperativёs.

 

Në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”

 

Nё shtator 1960, krahas disa tё tjerёve nga fshatrat pёrreth, i vjen njё fletё-thirrje, pёr tё shkuar nё Akademinё Ushtarake “Skёnderbej”. Lajmёrohet pёr kёtё, njё ditё mё parё, duke mos patur as kohёn qё nevojitej pёr tё bёrё pёrgatitjet e duhura. Shkon me njё orё vonesё nё vendin ku e priste makina, por ajo ishte larguar duke bёrё atё qё Ibrahimi tё kthehej nё shtёpi. Nuk ishte e shkruar mendonte, “mbasi edhe me qejf nuk e kisha pёr tё shkuar larg prindёrve e fshatit”. “Me qё nuk pranuat tё shkoni nё shkollё pёr oficer, do tё tё dёrgojmё tё kryeni shёrbimin ushtarak nё marinё pёr 4 vite” e kishte “kёrcёnuar” Kryetari i Degёs Ushtarake. Por, ja qё çdo gjё ёshtё e “shkrojtur” dhe nё rastin e Ibrahimit, ndryshe nga si mendonte ai, ishte e “shkrojtur” qё do tё shkonte pёr studime nё Shkollёn e Bashkuar tё Oficerave. Nuk kishte kaluar mё shumё se 1 muaj dhe në fund tё shtatorit 1960, duke qёnё se njёri nga kandidatёt qё ishte programuar pёr tё shkuar nё shkollё e kthyen mbrapsht, mbasi nuk plotёsonte kriteret, sepse kishte dalё deficit nё punёn e tij dhe rrjedhimisht, sipas rradhёs, ishte Ibrahimi qё do ta zёvёndёsonte, meqёnёse i plotёsonte tё gjitha kushtet. Pёrfundon Shkollёn e Bashkuar nё shtator 1963 dhe nё gusht tё kёtij viti, diplomohet oficer nё specialitetin e artilerisё tokёsore. Nё gusht tё këtij viti, emёrohet nё detyrёn e Komandantit tё Baterisё nё Ballsh, deri nё dhjetor 1964. Pёr rezultatet e shkёlqyera nё kёtё detyrё i jepet njё lejё shpёrblimi nё dhjetor tё kёtij viti nga e cila Ibrahimi, do tё kthehej nё detyrё para se tё pёrfundonte leja. Shkon dhe paraqitet nё zyrёn e Shefit tё Artilerisё sё Brigatёs, i cili ky, papritur, i jep detyrё qё tё bёnte dorёzimet si Komandant i Baterisё dhe nё pёrfundim tё saj tё paraqitej pёrsёri tek eprori i tij. Detyra e re do tё ishte ajo Komandantit tё Baterisё sё drejtimit tё Brigadёs nё Fier, me qendёr nё Patos, deri nё shtator 1967. Rezultatet e shkёlqyera, si kuadёr me cilёsi tё larta ndaj punёs e detyrёs, nga muaji shtator i kёtij viti, vetёm pёr 4 muaj do tё emёrohet nё detyrёn e Komandantit tё Grupit tё Artilerisё mortaja 120mm. Nё janar  1968 emёrohet nё detyrёn e Komandantit tё Grupit tё Artilerisё “Obuzz” 122mm, deri nё shtator 1971. Më vonë Ibrahimi zgjodhi pёr tё vazhduar studimet pёr drejtёsi dhe pёrsёri, fati e ndoqi nё 1971, i vjen e drejta e studimit pёr nё Akademinё e Shtabit tё Pёrgjithshёm, dy vitet e tё cilёs, deri nё 1973, ishin vazhdimi i rezultateve tё deriatёhershme. Gjatё kёsaj kohe vazhdon edhe studimet nё drejtёsi ku gjatё dy viteve tё Akademisё, pёrfundon edhe dy vitet e universitetit nё drejtёsi. Nё 1973, emёrohet nё detyrёn e Komisarit tё Regjimentit tё Artilerisё Bregdetare nё Durrёs, deri nё gusht 1975 dhe po gjatё kёtyre dy viteve, pёrfundon edhe dy vitet e tjera tё universitetit nё degёn Juridike, duke i mbetur edhe dy tre provime pa i dhёnё, kur… merr emёrimin qё nё shtator 1975, tё paraqitej nё Ishullin e Sazanit.

 

Komandanti i Mbrojtjes së Ishullit

 

Nё Ishull, shkon me detyrёn e Komisarit tё Mbrojtjes së Ishullit pёr 8 vite rresht, detyrё tё cilёn e kreu me ndёrgjegje tё lartё, duke dhёnё njё shёmbull nga mё tё mirёt se si kryheshin detyrat, kur di tё punosh me njerëzit. Vёshtirёsitё nё Ishull, ishin tё njohura pёr tё gjithё, por pёrgjegjsia e tij, ishte edhe mё e madhe, mbasi mbi kurrizin e tij do tё binte  pёrgjegjsia e asaj pune tё madhe pёrmes vёshtirёsive tё shumta qё shtoheshin si rezultat i punimeve fortifikuese mbrojtёse nё kushtet e vёshtira tё motit e tё atyre qё vinin pёr shkaqe   subjektive. Asnjёherё nuk u tёrhoq para vёshtirёsive, gjithmonё do tё nxitej nga dashuria dhe respekti qё krijoi tek tё gjithё vartёsit e tij, kuadro, ushtarё apo banorёt civilё tё Ishullit. Nё rezultatet e punёs sё tij nё tё gjitha detyrat qё kreu, nё vazhdimin e studimeve tё larta me e pa shkёputje nga pune, ai ndjeu forcёn, ngrihtёsinё  dhe vendosmёrinё  e bashkёshortes sё tij Elisabetёs, apo Betit sic e thёrrisnin, e cila derisa u nda nga jeta para pak kohёsh, qёndroi nё krah tё bashkёshortit. Njё çift i mrekullueshёm, njё familje simbol i harmonisё bashkё me dy fёmijёt e tyre. Pikёrisht, pёr cilёsitё e tij tё larta, tё njё kuadri tё kompletuar dhe me aftёsi tё gjithanshme, nё fillimet e 1983, mbas tetё vite qёndrimi nё Ishull, me vendim tё Nomenklaturёs sё lartё, emёrohet nё detyrёn e Komisarit tё Divizionit “Selam Musai” tё Vlorёs. Ishte kjo njё detyrё sa e vashtirё aq edhe me pёrgjegjsi, pёr vetё shtrirjen dhe detyrёn qё kishte ky divizion pёr mbrojtjen e pjesёs mё tё rёndёsishme tё bregdetit shqiptar.  Nё vartёsi, do tё kishte edhe Ishullin e Sazanit. Detyra e kёtij divizioni do tё ishte ajo qё 73 vjet mё parё kishte edhe “Divizioni’ me Komandant Selam Musain, e luftёtar  nё rradhёt e “Divizionit” tё tij, do tё ishte edhe xhaxhai Ibrahimit, Mete Gaxhollin. Vёshtirёsitё, do tё shtoheshin edhe mё shumё me ndrrimin e sistemeve nё vitin 1990. Ibrahimi, ka meritёn e madhe qё nuk i u nёnshtrua asnjёherё liberalizmit dhe anarshisё sic kёrkonin forca tё caktuara gjoja nё emёr tё demokracisё. Deri nё daljen e tij nё lirim nga kjo detyrё mbas afro 10 vitesh deri nё fundin e 1993, tё gjitha detyrat i kreu me ndёrgjegje e besnikёri tё lartё sepse kёshtu i shёrbente Atdheut e popullit tё tij. Punoi i palodhur e me pёrkushtim tё lartё e nuk ndjeu lodhje asnjёherё. “Lodhjen” morale, fizike dhe psikologjike, do ta ndjente atёherё kur nuk kryente asnjё detyrё, mbas 33 vitesh nё rradhёt e Ushtrisё. Dikush nga krerёt e lartё tё Ministrisё sё Mbrojtjes, e kёrkonte qё ai tё ishte para drejtёsisё pёr “mёkatin” e tij qё shёrbeu me devotshmёri ndaj Kombit e Kushtetutёs. Armёn e tij personale e kishte dorёzuar qysh kur u lirua nga detyra, por u gjet njё shkak pёr tё kontrolluar shtёpinё e tij, sikur gjoja e mbante akoma armёn pa lejё.   Natёn e 22 korrikut 1993, 18 policё zbarkuan nё mes tё natёs pёr tё bёrё kontrollin e banesёs, sikur atje tё ishin fshehur “diversantёt” qё edhe ata, Diktatura e dikurshme, i kapte me forcat vullnetare tё fshatrave! Kёtyre reprezaljeve iu nёnshtruan shumё nga kuadrot ushtarake tё instancave tё larta tё ushtrisё nga krerёt e “demokratё” qё erdhёn nё krye tё ushtrisё. Cili ishte “faji” i tyre? “Faji” i vetёm ishte ajo, qё i kishin shёrbyer diktaturёs! Pёr “fantazmёn” e armёs personale tё njё ish ushtaraku tё lartё, u mobilizua e gjithё policia e komisariatit, kurse pёr mijёra e qindramijёra armё qё janё nё duart e atyre qё nuk duhet tё jenё e qё marrin jetё njerzish nuk u shqetёsua e nuk shqetёsohet askush! Pёr armёt qё “emigrojnё” akoma nё tё gjitha vrndet e botёs, nuk shqetёsohet askush. Kohёt erdhёn qё jo vetёm Ibrahimi por edhe qindra e mijёra ushtarakё tё tjerё, e kanё tё pamundur tё ambientohen me situata tё tilla. Njё “hendek” i madh, i ndan kuadrot e vjetёr me kohёt e sotme. Por, nejse… Nga 1994 e deri nё 2011, Ibrahimi do tё punonte si avokat ku edhe kёtu do tё shquhej pёr profesionalizёm. Pёr meritat e tij, ёshtё dekoruar me urdhra e Medalje tё ndryshme, sic ёshtё ajo e “Shёrbimit ushtarak”, Urdhri “Ylli i Kuq” Urdhri “Pёr shёrbime tё shquara nё fushёn e mbrojtjes tё Kl. II-tё”, Urdhrin “Skёnderbeu” tё Kl. III-tё e deri tek kjo e sotmja akorduar nga MM nё kuadrin e 75 vjetorit tё lindjes. Nga viti 2000 deri nё 2004, Ibrahimi punoi si avokat nё Departamentin e Veteranёve tё LANÇ, pranë Ministrisё sё Mbrojtjes. Stafeta e tё parёve tё  fisit tё Gaxhollёve, kaloi tek pasardhёsit e tyre tё cilёt e justifikuan me luftё, me punё e sakrifica. Nga duart e prindёrve tё Ibrahimit, Eqremit e vёllezёrve e motrave tё tyre, Hakiut e Xhemiles, kaloi nё duart e pasardhёsve, fёmijёve tё paisur me dijet bashkёkohore. Vitet, le tё bёjnё punёn e tyre, le tё shkojnё edhe 105, por kёtё, nuk e ndjejnё as forcat e tij, as mendja, as zemra qё rreh si 50 vjet mё parё, as kujtesa e as dashuria pёr njerzit. Ibrahimi mbushi 75 vjeç. Shokёt e shumtё, njerrёztё afёrt dhe shokёt e punёs, i urrojnё atij edhe shumё vite tё tjerё, jetё e forcё. Afro 60 vjet punё, sakrifica, rezultate. Asnjёherё nuk ndjeu lodhje, tёrheqje para vёshtirёsive. Shprehje e pёrkushtimit ndaj punёs sё tij ёshtё edhe medalja e akorduar nё kuadrin e kёtij pёrvjetori nga Ministria e Mbrojtjes. Kёtё amanet, ai ja “dorёzon” fёmijёve tё tij, djalit, Yllit dhe vajzёs Erienёs, tё cilёt, kanё po tё njёjtёn ndjenjё e pёrkushtim ndaj punёs e detyrёs si babai i tyre.

 

Please follow and like us: