Xhaka: Do të jap gjithçka për Shqipërinë ndaj Francës
Taulant Xhaka, mesfushori i kombëtares shqiptare, ka thënë se do të japë gjithçka nga vetja nesër në takimin e dytë të Shqipërisë në Euro 2016, ndaj Francës.
Franca dhe Shqipëria zhvillojnë të mërkurën në Marseille takimin e dytë në Grupin A.
“Të dashur fansa, nesër do të jap gjithçka për shteti, për familjen time dhe sigurisht për ju”, ka shkruar Xhaka në një postim në Instagram.
Kuqezinjtë në ndeshjen e parë pësuan 1 me 0 nga Zvicra, ndërsa Franca fitoi 2 me 1 ndaj Rumanisë në ndeshjen hapëse.
Please follow and like us: