Albspirit

Media/News/Publishing

156 mijë pasaporta skadojnë më 1 korrik, MPB: Aplikoni

pasaporteTë gjitha pasaportat që janë lëshuar me afat të pasaktë në periudhën prill 2009-korrik 2010 do të skadojnë më datë 1 korrik të këtij viti. Bëhet fjalë për pasaportat e lëshuara për personat që ishin nën moshën 16 vjeç në atë periudhë.

Ministria e Punëve të Brendshme i ka kujtuar sërish prindërit shqiptarë, për të aplikuar sa më parë në mënyrë që të mos hasin probleme gjatë muajve të verës. Gjithsej janë 156 mijë pasaporta me afat vlefshmërie jo të saktë (10 vjet), ndërkohë që duhet të ishin 5 vjet.

“Ministria e Punëve të Brendshme sqaron edhe njëherë lidhur me çështjen e afatit të vlefshmërisë të pasaportave biometrike të lëshuara në periudhën Prill 2009 deri në Korrik 2010 për shtetasit e moshës nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit për pasaportë biometrike, se (në bazë të ligjit nr. 8668, datë 23.11.2000 “Për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit” i ndryshuar), afati i vlefshmërisë së pasaportave për këtë kategori shtetasish është 5 vjet, në përputhje me standardet ndërkombëtare të dokumenteve të udhëtimit”, sqaron ministria në deklaratë.

Afati 5-vjeçar i pasaportave për fëmijët nën 16 vjeç, është në përputhje me standardet ndërkombëtare për shkak se fëmijët deri në moshën 15-vjeçare pësojnë ndryshime të karakteristikave fizike. Në vitin 2013, qeveria aktuale u shtoi këtë afat me 1 vit, në mënyrë që t’u lihej kohë shtetasve që të pajiseshin me pasaporta të reja.

Please follow and like us: