Albspirit

Media/News/Publishing

79% e gjyqtarëve të karrierës nuk e justifikojnë pasurinë

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=pYT-cobe7RE]

64 nga 81 gjyqtarë të Apelit në Republikën e Shqipërisë, ose 79 %, nuk e justifikojnë pasurinë në një ose më shumë vite përgjatë karrierës së tyre në sistemin e drejtësisë.

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga rrjeti investigativ Birn, që ka studiuar dhe analizuar të gjitha deklaratat e pasurisë së gjyqtarëve të gjykatave të apelit në të gjithë vendin që prej 2004-2015.

Në një artikull të publikuar nga Birn thuhet se janë marrë nga ILDKP 959 deklarata vjetore të gjyqtarëve të gjykatave të Apelit, të administruara në 11 vitet e fundit, duke eleminuar vitin fillestar të deklarimit, me ndihmën e tre ekspertëve të pavarur, BIRN i nënshtroi 879 deklaratat vjetore të gjykatësve të Apelit në kontrollin aritmetik dhe logjik nga 3 ekspertë të pavarur ku 131 prej tyre rezultojnë me probleme.

Nga 81 gjyqtarë Apeli që ka gjithsej Shqipëria, 64 prej tyre ose 79% e totalit rezultojnë se kanë pasur të paktën në një vit të karrierës së tyre diferenca të pajustifikuara midis pasurisë së krijuar dhe burimeve financiare të deklaruara.

Nga numri i gjyqtarëve që kanë rezultuar me probleme, bazuar në të dhënat e vetëdeklaruara, rezulton se 16% e tyre në 10 vite deklarim të marra në shqyrtim kanë 4-6 deklarata me probleme; 31% e tyre kanë 2-3 deklarata me probleme dhe 53% e tyre kanë vetëm një deklaratë me probleme.

Nga të gjithë gjyqtarët e Apelit, deklaratat e të cilëve janë të identifikuara me probleme, ILDKPI gjatë dekadës së fundit ka paditur në prokurori vetëm tre prej tyre, por këto padi janë hedhur poshtë nga gjykata dhe prokuroria.

Please follow and like us: