Aksident tragjik në Itali, pema i merr jetën 57-vjeçares shqiptare
Moti i keq ka ‘pushtuar’ Italinë Veriore, duke shkaktuar edhe një viktimë, e cila është me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për një 57-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, shkruajnë mediat italiane.
Ajo humbi jetën pasditen e sotme në spital, pasi u plagos nga rënia e një peme gjatë natës.
Shqiptarja, ishte duke hipur në makinë, kur mbi të ra pema. Gjatë natës, Mantova u godit nga një stuhi.
Moti i keq ka sjellë edhe disa të plagosur, si dhe dëme të shumta materiale.
Please follow and like us: