Audiencë rekord në Evropë në pesë ditët e para të kompeticionit
Televizionet evropiane kane publikuar audiencen e tyre ne pese ditet e para te Euro-2016 ne France, me nje rekord ne Gjermani, ne Itali apo dhe ne France, beri te ditur te merkuren UEFA.
Fitorja e Frances ndaj Rumanise (2-1) te premten ne ndeshjen e pare te kompeticionit eshte ndjekur nga 15,5 milione telespektatore ne Gjermani, me nje rritje prej 55% ne raport me ndeshjen e hapjes se Euro-2012 (Poloni- Greqi).
Ne France, TF1 ka patur mesatarisht 14,4 milione telespektatore per ndeshje, audienca me e madhe pas finales se Kupes se botes ne Brazil ne 2014 (16,9 milione).
Nje mesatare e 12 ndeshjeve te para te Euro-2016 eshte realizuar nga televizioni publik gjerman ARD, me 26,6 milione gjermane, me e larta qe nga finalja e e Boterorit-2014 fituar nga Gjermania ndaj Argjentines (1-0 pas shteses).
Dhe se fundi, per perplasjen e pare te Euro-2016, 18,8 milione telespektatore italiane kane ndjekur ndeshjen Itali – Belgjike. Ne Itali, vetem finalja e Euro-2012 mes Spanjes dhe Italise ka patur shikueshmerine me te madhe ne bote.