Deklarata shokuese e kryeministrit francez: ISIS do godasë sërish
Fraza shokuese dalin nga goja e kryeministrit të Francës, pas vrasjes së çiftit të policisë në Paris nga ana e një militanti të ISIS-it. “Kjo luftë, – tha Manuel Valls, – do të zgjasë një brez. Të tjerë të pafajshëm do të humbasin jetën.
Do ketë nga ata që do më akuzojnë se duke thënë këtë do shkaktoj më tepër panik, por kjo është e vërteta”. Për mikrofonat e radios, Valls refuzoi çdo hetim ndaj shërbimeve të sigurisë franceze pas vrasjes së dy policëve, i cili kishte sinjalizuar për rrezikun e atentatit nga një përgjim telefonik.
Ndërkohë që ish e fejuara te Larosi Aballas, vrasësit të ISIS-it, tha për mikrofonat e “France Info” se ajo kishte qëndruar me të për 5 vite, pastaj ai kishte ndryshuar.
“Kur ishim së bashku, ai ishte një djalë lagjeje, i cili mendonte vetëm për t’u argëtuar dhe vishej mirë. Nuk e kisha dëgjuar kurrë që ishte radikalizuar. Ai ishte afruar me Zotin, por kjo nuk më trembte. Ishte diçka normale. Më thoshte se donte të vija shami, por nuk më gjykonte kurrë edhe pse vishja xhinse të grisura. Ajo që e ndryshoi ishte burgosja në 2013 për terrorizim. U bë shumë i izoluar dhe nuk ishte më i njëjti. Tre ditë më parë, përpara se të bënte vrasjen e dyfishtë në Magnanville, më dërgoi një sms ku shkruante se kishte nevojë të më shihte 10 minuta, por kur i telefonova, nuk kishte asnjë përgjigje”, tregon vajza.