Demokratët në Washington DC votojnë për Hillary Clinton
Takimi i parë kokë më kokë me Bernie Sanders – senatori nën presion që të dalë nga gara
Washington DC nuk konsiderohet shtet më vete as nuk është pjesë e ndonjë shteti.
Demokratët votojnë këtu gjithësesi, ndërsa Republikanët jo. Në fakt, me këtë votë u mbyll tani edhe zyrtarisht seria e votimeve brendapartiake.
Numërimi i votive nuk ka mbaruar po Hillary Clinton mund të fitojë edhe 75% me 25% kundër Bernie Sanders.
Fitorja e saj në California dhe tani sonte në kryeqytet vetëm sa kanë shtuar zërat që Bernie Sanders t’i japë fund garës edhe zyrtarisht. Ai ka thënë se do të vazhdojë lobimin e superdelegatëve, atyre që nuk janë zgjedhur nga këto vota por që janë kualifikuar drejtpërdrejt për në Kuvendin Kombëtar të Partisë se janë kongresistë e zyrtarë të tjerë të lartë.
Po është një përpjekje e kotë. Hillary Clinton e fitoi betejën e kutisë së votimit me rreth 300 delegatë më shumë se Sanders të dalë nga primaret. Ajo gëzon gjithashtu një avantazh akoma më të thellë me superdelegatët dhe sado që të përpiqet Sanders nuk mund ta përmbysë situatën.
Në vend të refuzimit për t pranuar humbjen, ai po këshillohet që të bashkojë partinë.
Një takim mendohet se do të ndodhë sot mes dy rivalëve. Mbase do të jetë aty momenti i pajtimit. (Ruben Avxhiu)