Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetët ikin në Marsejë, anulohet seanca plenare e të enjtes në Parlament

Seanca plenare e parlamentit shqiptar këtë të enjte nuk do të zhvillohet. Sipas burimeve të brendshme kjo për shkak të mungesës së projektligjeve për miratim, pasi janë ende në shqyrtim në Komisionet Parlamentare.

Por nën zë thuhet se moszhvillimi i seancës ka lidhje dhe me largimin e mjaft deputetëve të parlamentit shqiptar në Francë për të ndjekur  takimet e kombëtares shqiptare në “Euro 2016”.

Jo pa humor thuhet se ndërsa deputetëve u është kërkuar konsensus për miratimin e Reformës në Drejtësi, ata kanë rënë në konsensus të shikojnë Francë – Shqipëri.

Në fakt takimi mes këtyre ekipeve ka eklipsuar gati gjithçka dhe tifozeria shqiptare po pret me padurim zhvillimin e ndeshjes.

Please follow and like us: