Dhunonte ish të dashurën arrestohet polici i Komisariatit nr.1
Dhunonte ish të dashurën e tij, arrestohet efektivi policisë në komisariatin 1 në Tiranë Lumian Meta. Prangosja e tij është bërë me vendim gjykate, ku nën akuzën e përndjekjes ai është vënë nën hetim për dhunën e ushtruar ndaj ish të dashurës me iniciale S.B e cila po ashtu është police. Kallëzimi për policin është bërë nga sektori i cështjeve dhe ankesave në policinë e shtetit ku kolegë të Metës kanë konstatuar disa herë se ai ka ofenduar e dhunuar ish të dashurën. Nga hetimet ka rezultuar se ata kanë krijuar një lidhje dashurie gjatë studimeve në Akademinë e Policisë në vitin 2014, por më pas S.B ka refuzuar të vazhdojë lidhjen duke ndarë Luan Metën. Këtë ndarje se ka pranuar polici i komisariatit numër 1 i cili tashmë është shkarkuar nga detyra dhe do të përballet me drejtësinë për shpërdorim detyre, dhunë dhe përndjekje ndaj ish të dashurës.