Albspirit

Media/News/Publishing

Energjitë e rinovueshme do të prodhojnë 70 për qind të elektricitetit evropian

Sipas një raporti të ekspertëve, falë rënies së kostove të tyre, energjitë e rinovueshme do të vazhdojnë të zhvillohen masivisht në vitet në vijim deri sa të prodhojnë 70 për qind të elektricitetit në Evropë në vitin 2040 dhe të tejkalojnë gazin në SHBA.

 

Energjitë e rinovueshme do të prodhojnë 70 për qind të elektricitetit evropian

“Çmimet e gazit dhe të karbonit do të mbeten të ulëta, por kjo nuk do të pengojë transformimin thelbësor të sistemit elektrik botëror në dekadat e ardhshme drejt një energjie të rinovueshme eoliane dhe diellore”, shkruan revista “Bloomberg New Energy Finance” (BNEF) në publikimin e saj të ri “New Energy Outlook 2016”.

Në vitin 2015 energjitë e rinovueshme përfaqësonin vetëm 32 për qind të prodhimit të elektricitetit në Evropë.

Please follow and like us: