Një studim i bërë në 26 vende të botës, ka treguar se rrjetet sociale kanë kaluar për herë të parë mediat tradicionale, si burim informimi për të rinjtë e sotëm.
Ky tred është rezultati i një kërkimi të bërë nga Institutit Reuters për çështjet mbi gazetarinë, i mbështetur dhe nga Google dhe BBC.
Kërkimet janë bërë nga YouGov dhe kanë përfshirë 50 mijë persona, në 26 vende të ndryshme në botë.
Nga raporti ka dalë se 51 % e të pyeturve, informoheshin nga rrjetet sociale, si Facebook apo Twitter.
Në krye të listës si burimi i parë qëndron Facebook, i ndjekur nga YouTube, Twitter dhe WhatsApp.
Në nivel global ka rezultuar se rrjetet sociale nuk janë vetëm burim i rëndësishëm i të rinjëve, por edhe të gjinisë femërore.
Përdorimi i smartphone tek gratë ka patur një rritje të theksuar tregon studimi, duke arritur në shifrën e 53%, ndërkohë që përdorimi i kompjuterit tradicional është në rënie.