Albspirit

Media/News/Publishing

Fëmija me emrin më të veçantë në botë

Emra të çuditshëm hasim shpesh, por një të tillë si ky që prindërit kanë zgjedhur për vajzën e tyre, nuk keni dëgjuar asnjëherë. ‘KVIIIlyn’, është emri të cilin e kanë zgjedhur prindërit për vajzën e tyre të vogël dhe është shumë i çuditshëm dhe i vështirë për t’u thënë.

1Mavis, nëna e foshnjës ka folur me krenari për një gazetë duke thënë: “Unë gjithmonë e kam dashur emrin Kaitlyn, por të gjithë e urrenin si emër popullor që ishte”. “Kështu, kur unë e kuptova se ajo ishte vajzë, burri im më ka sugjeruar që tre shkronjat ‘AIT ‘ të zëvendësohen me simbolin romak për numrin 8, dhe tani vajza jonë është me të vërtetë unike”, ka thënë ajo. Defenitivisht çifti nuk duhet të shqetësohen për regjistrimin në shkollë, pasi askush nuk do të ketë të njëjtin emër me vajzën e tyre.

Please follow and like us: