Francë – Shqipëri, një sfidë mes dy tifozerive mike
Në pritje të ndeshjes, rrugët e Marsejës janë mbushur me tifozë, si ata vendas të Francës, por edhe kuqezinjtë që po e mbështesin nga afër përfaqësuesen tonë. Në një prej rrugëve të Marsejës një grup tifozësh shqiptarë janë takuar me ata francezë, por ndryshe nga tifozeritë ruse e angleze, në mënyrë të qytetëruar, duke kënduar, raportojnë gazetarët nga Franca.
Edhe ambasada shqiptare në Francë i ka bërë jehonë kësaj miqësie mes tifozerive. “Sonte ndeshja Shqipëri-Francë në Marsejë. Fitoftë skuadra më e mirë, sidomos miqësia Franko-Shqiptare”, shkrua ambasada ne profilin e saj ne “Facebook”.
Please follow and like us: