Hetuesit egjiptianë njoftuan sot se kanë arritur të gjejnë pjesë nga avion EgyptAir, që u rrëzua më 19 Maj në Mesdhe.
Siç raporton BBC, hetuesit thanë se kanë arritur të gjejnë disa pjesë, në vende të ndryshme.
Në bordin e avionit Airbus A320, ndodheshin 66 persona, të cilët ishin nisur nga Parisi për në Kajro.
Avioni u zhduk nga radarët grekë dhe egjiptianë pa dhënë një sinjal alarmi.
Arsyet e rrëzimit mbeten ende mister.