Kompjuteri i grekëve të lashtë
Një grup arkeologësh janë angazhuar prej më shumë se 10 vitesh në zbërthimin e misterve të atij që e quajnë “kompjuteri i parë mekanik” i ndërtuar nga njeriu.
Bëhet fjalë për Mekanizmin Antikythera. Ai besohet se është ndërtuar nga grekët e lashtë në shekullin e parë Para Erës Sonë.
Sipas arkeologëve, mekanizmi, që sot është jashtë pune, fsheh dhjetra mistere që mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë sesi historianët, astronautët dhe studiuesit e lashtë grekë kryenin përllogaritje të sakta të lëvizjeve të trupave qiellorë.
Madje me këtë mekanizëm, parashikonin me saktësi të madhe edhe eklipset, megjithëse në atë kohë nuk ekzistonin satelitët njerëzore në orbitën e Tokës.
“Mekanizmi kryente matjet e lëvizjeve të Diellit, Hënës dhe yjeve. Nga dëshifrimi i transkripteve të lashta të gjetura në të është zbuluar se grekët e lashtë arrinin të përllogarisnin përmes Antikythera dhe me saktësi të madhe edhe eklipset hënore dhe diellore”, thotë arkeologu Alexander Jones.
Mekanizmi Antikythera u gjet në vendin me të njëjtin emër në rrënojat e një anijeje antike në Greqi në vitin 1901. Ai sot konsiderohet si një ndër objektet me më shumë vlerë dhe mistere në pritje për t’u zbardhur.
Antikythera është i pari i këtij lloji i zbuluar në botën antike dhe një i ngjashëm do të ndërtohej vetëm në shekullin e 14-të.