Albspirit

Media/News/Publishing

Lind 17 fëmijë dhe shërbimi social ia merr të gjithë

Calci-pancia-gravidanzaËshtë 40 vjeçe dhe ka sjellë në jetë 17 fëmijë, duke e kaluar pjesën më të madhe të jetës në shtatzëni. Por çudia nuk qëndron këtu. Shërbimi social ia ka marrë të gjithë fëmijët që gruaja ka lindur. Bëhet fjalë për një rast shokues në Mbretërinë e Bashkuar, dhe gruaja jeton në Newcastle.

‘The Sun’ shkruan se sa herë që gruaja ka lindur, disa orë më vonë ia kanë marrë fëmijët për motive që janë ende të paqarta. Zakonisht, për të mbërritur në masa kaq ekstreme, nënat biologjike kanë probleme me drogën, alkoolin apo probleme me shëndetin mendor.

“Është vërtetë e trishto dhe tragjike që një gruaje i janë marrë të gjithë fëmijët. Nuk i dimë rrethanat. Ndoshta gjendja familjare duhet të jetë shumë komplekse”, tha Elaine Langshaw, drejtoresha e shërbimit social në “Newcastle Women’s Aid”.

Please follow and like us: