Albspirit

Media/News/Publishing

Në Elbasanin e tolerancës dhe bashkëjetesës

 

 

Qyteti i Elbasanit është një nga qytetet më të mëdha të vendit tone, por dhe një nga qytetet më një përzierje kulturore, etnike, fetare tejet të lartë. Sa i përket historikut të tij, qyteti u rindërtua mbi themielet e Skampinit të lashtë nga Turqit Osmanë, duke vendosur aty kryesisht popullsi të besimit Musliman. Porn ë të njetën kohë qyteti në një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së tij në atë përiudhë përbëhej  edhe nga qytetar të besimt Orthoddoksë.  Kjo gjë mund të dallohet fare lehtë edhe sot, ku shohim si Kishën e Shën Mërisë e cila është e ndërtuar mbi themelet e një bazilike me të vjetër, por edhe nga dokumentat e shumta arkivor që tregojnë për objekte të tilla. Gjithashtu po nga dokumenta hsitorik, tregohet për një bashkjetsese historike të komunitetve fetare në këtë qytet ku besimtarë Muslimane, uronin  besimtarët e Krishter në festat e tyre po ashtu edhe e anasielltas. Një gojëdhënë që qarkullon në banorët e vjetër të qytetit,  na tregon se si pasojë e një tërmti që ra në trevën e Elbasanit, mbeti e shkatërruar kisha e Shën Mërisë në lagjen kala, pas kësaj më iniciativën e bësimtarwve Orthodhoksë dhe Muslimanë  u mblodhën fonde  për të rindertuar kishën e shkatërruar nga tërmeti. Histori dhe të dhëna të tilla mund të përmenden shumë por përsoj kësaj, ajo cka ja shton vlerat këtij qyteti, është fakti që edhe sot vazhdon të ruhet kjo traditë e shkëlqyer madje mund të thuhet se është thelluar dhe më tej. Janë të shumta rastet kur nga instatncat kombëtare por edhe ndërkombëtare,  Elbasanin, sa i përket tolerancës dhe bashkëjetesës fetate e kanë cilësuar si “smeraldi në berndësi të perlës”, duke qenë kështu pararojë me qyetetet e tjera në këtë aspekt.

Por ku duket kjo bashkejetsë sot në qyetetin e Elbasanit?

Në qendër të Elbasanit në lagjen “Kala” përballë xhamisë historike “ Xhamia Mbret”,  sot ndodhet kisha Apostolike e Re  e cila është një kishë e re e ndërtuar pas viteve 90-të. Por  ky rast nuk është i vetëm  në këtë qytet shembull, pasi ka edhe mjaft raste të tjera ku për raste kur është dashur ndihma për një komunitet të caktuar asnjë nga komunitetet nuk ka nguruar të ndihmojë njëri-tjetrin. Shembulli në këtë rast është i freskët. Vitin e shkuar në Elbasan por dhe në të gjithë Shqipërinë ziente debati për shëmbjne e kishës katolike “Shën Piu”. Në këtë rast katolikët e Elbasanit kurajon më të madhë për të mos luftuar për kishën e tyre e morën nga muslimanët, bektashianët apo dhe orthodhoksit e Elbasanit, të cilët u bënë bashkë dhe dolën kundër prishjes së kishës. Vlen të përmendet në këtë vijë edhe fakti se të parët që urojnë të Krishterët për festat e tyre janë Muslimanët, ashtu sic janë këta të fundit që marrin urimet e para pikërisht nga të Krishetrët Elbasanas.  Një tjetër aspekt i tolerancës fetare dhe bashkjetesës harmonike të qytetarve Elbasanas të të gjitha besimeve është edhe fakti ata jetojnë dhe punojnë bashkë në çdo vend. Në një intevistë me priftin e kishës Shën Maria Elbasan At Nikolla Marku mësojmë edhe më shumë lidhur mbi “fenomenin Elbasan” sa i përket harmonisë që mbizotëron në këtë qytet.  Sapo informohet se do të flas në për bashkjetesën fetare në Elbasan Marku nuk nguroi që të përgjigjej për atë cka ai dinte nga historia, por dhe nga ajo që ai prekte vetë çdo ditë që ishte një bashkjetesë mëse normale  dhe dashamirse nga të gjitha komunitetet fetare. Për këtë ai na solli dhe një shmebull disi të çduitëshëm që të dy fëmijët e tij ishin të martuar më bashkëshortë të cilët nuk i përkisnin besimt të tij, orthodhoks por ishin të besimit Mysliman. Sipas priftit, Elbasani të gjitha të mirat që ja ka dhuaruar Zoti, si kushtet Atmosfreike të favorshmë por edhe relievin e butë ka ditur ta shfrytëzojë në maksimum. E njëjta gjë të ndodh edhe kur bisedon më Hoxhallar të këtij qyteti lidhur mbi këtë temë. Ata të gjithë të shprehen njëzëri se kur bëhet fjalë për komunikimin dhe bashkjetesën e kominteteve fetare qytetet e tjera kanë shumë për të mësuar nga Elbasani. Por për harmoninë fetare në Elbasan nuk flasin vetëm dokumentat Historikë dhe njerzit që e prekin atë çdo ditë por për to flasin dhe ato të cilat sistemi komunist u mundua pa papushim që ti shëmbte pikërisht Xhamiat dhe Kishat. Janë ato të cilat në qytetin e Elbasanit qëndrojnë pranë njëra tjetërs në të njejtatlagjë dhe rrugica.  Në qytetin Elbasanit me shumicë të popullsisë Muslimane,  janë 8 xhami ditët e sotme ndërsa kisha janë 14 të cilat janë të ndara 8 evangjeliste, 1 katolike, 3 orthodokse dhe një Unite. Për vet këto numra tregojnë për atë Elbasan të tolerancës dhe të bashkwjetesës, i cili pavarsisht se më një shumcë të theksuar muslimane përsëri numrin e kishave e ka goxha të lartë. Duhet nënvizuar se Elbasani dhe elbasanasit së bashku më institucionet e tyre fetare nuk mjaftohen dhe vet-kënaqen më këtë situatë por punojnë çdo ditë që ta ruajnë  dhe cojnë më tej këtë harmoni që ia ka zili çdo qytet tjetër i Shqipërisë.

 

 

 

Please follow and like us: