Albspirit

Media/News/Publishing

Një flamur gjigand ‘pushton” Tiranën

  • FLAMURI-4.jpg
  • FLAMURI-5.jpg
  • FLAMURI-1.jpg
  • FLAMURI-2.jpg
  • FLAMURI-3.jpg
  • 13474196_1137861849608133_286387306_n.jpg
  • 13435855_1137861752941476_772930083_n.jpg
  • 13444568_1137862049608113_1905225713_n.jpg
  • 13474196_1137861849608133_286387306_n-1.jpg

FLAMURI (1)Një flamur gjigand kuqezi ka pushtuar rrugët e Tiranës pasditen e sotme.

Qindra tifozë kanë shpalosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë një flamur gjigand, duke paralajmëruar kështu një atmosferë të zjarrtë në sfidën e sotme mes Shqipërisë dhe Francës në Marsejë, të vlefshme për grupin A të kampionati Evropian “Francë 2016”. Tifozët kanë ecur me flamurin përgjatë gjithë Bulevardit. Sonte gjatë ndeshjes pritet që tifozeria shqiptare në Tiranë të jetë po aq e zjarrtë sa ajo që ndodhet në Marsejë në mbështetje të kombëtares shqiptare në sfidën ndaj Francës mbrëmjen e sotme. Në Tiranë tifozët mblidhen kryesisht në oborrin e Kryeministrisë ku është vendosur një ekran gjigand ose, në ‘Tirana Fan Zonë’, në sheshin “Nënë Tereza” ku mijëra qytetarë ndjekin çdo ditë ndeshjet e kampionatit evropian.

 

Please follow and like us: