Pamjet rrëqethëse të bordellos 200-vjeçare në Bangladesh
Në Kandapara të Bangladeshit ndodhet shtëpia më e vjetër publike.Godina është ndërtuar përpara 200 vjetëve dhe vazhdon ende që të kryejë funksionin e saj.Bangladeshi është një nga vendet e pakta me popullsi myslimane në botë, që ka bërë të ligjshëm prostitucionin.Kandapara është e rrethuar me mure dhe mund të cilësohet si një “shtet brenda shtetit” me rregullat dhe ligjet e veta. Në vitin 2014, autoritetet shkatërruan bordellon, por disa shoqata kërkuan rindërtimin e bordellos me pretendimin se shumica e grave prostituta kanë lindur atje dhe nuk kanë ku të shkojnë.Gazeta amerikane “The Washington Post” vizitoi bordellon më të vjetër dhe të dytë për nga madhësia në Bangladesh, duke regjistruar disa momente nga jeta e grave.Në një rast duket një përqafim “mbytës” i një gruaje të re me një burrë të moshuar.Fotot janë të frikshme dhe neveritshme.Vendi është i pistë, por pavarësisht kësaj, klientët vazhdojnë që të shkojnë aty për të shuar epshet.Jeta për këto gra nuk është e lehtë. Që në moshën 14 vjeçare, atyre u ndalohen të dalin jashtë bordellos dhe nuk kanë akses në paratë e fituara.Pas pesë viteve punë, gratë janë të lira të largohen, por në të shumtën e rasteve nuk e braktisin zonën pasi nuk kanë ku të shkojnë.