Albspirit

Media/News/Publishing

Rama sulmon Metën për gjykatësit që emëroi me Berishën

Rama sulmon Metën për gjykatësit që emëroi me Berishën

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama theksoi se 16 nga 17 anëtarët e Gjykatës së Lartë janë zgjedhur  me 73 apo 74 vota nga qeveria e kaluar.

Me këtë deklaratë, kryeministri Rama nuk duket ti drejtohet kryetarit të PD-së, por edhe kreut të LSI-së, aleatit në qeveri, Ilir Metës.

Kjo për arsye se Partia Demokratike kishte vetëm 70 vota në kohën kur ishte në qeveri pas vitit 2009 dhe për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës së Lartë, por edhe kryetarin e kësaj gjykate, ka kontribuar LSI-ja me 4 votat e saj.

Çdo zgjedhje që është bërë në mandatin e dytë të qeverisë “Berisha” është kryer me votat e LSI-së dhe pranuar nga kryetari i saj Ilir Meta.

Pra, anëtarët e gjykatës së Lartë, nuk janë kandidatë të zgjedhur vetëm nga PD por nga një aleancë ku Ilir Meta kishte një rol vendimtar për të mos thënë që ishte “çelësi i artë” i zgjedhjes së drejtuesve në gjykata apo edhe të prokurorisë së përgjithshme.

Është fakt se kryetari aktual i Gjykatës së Lartë, u propozua nga Ilir Meta për president, në kohën kur bisedimet mes palëve nuk ishin në rrugën e duhur.  Po ashtu, edhe prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është një nga të propozuarit e Metës.

Këto janë detaje që kryeministri Rama i di mirë por nuk i tha drejtpërdrejtë. Ai u mjaftua duke thënë se të gjithë kanë zgjedhur me 73 apo 74 vota nga parlamenti

Rama e di shumë mirë  që Partia Demokratike mori 70 deputetë në zgjedhjet e vitit 2009 dhe për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, apo kryetarin e saj si dhe të tjerë zyrtarë të lartë Partisë Demokratike i duheshin votat e Metës, i cili në “pazaret” fitoi anëtarët që sot çdo kusht kërkon ti ndaje me Bashën apo ti shkatërroje me Ramën.

Për këto arsye, fjala e sotme e kryeministrit ishte më shumë sulm ndaj Ilir Metës se sa ndaj Partisë Demokratike./citynews

Please follow and like us: