Rumania ndahet në “paqe” me Zvicrën
Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Rumanisë dhe Zvicrës, dy kundërshtarët e kuqezinjve në Grupin A.
Në minutën e 18-të, Stephan Lichtsteiner kreu një ndërhyrje të gabuar brenda zone ndaj mesfushorit rumun Alexandru Chipciu.
Bogdan Stancu nuk gaboi nga pika e bardhë duke u kaluar në avantazh rumunët.
Me avantazhin 1-0 të ballkanasve u mbyll pjesa e parë e takimit. Në 45-minutëshin e dytë të besuarit e Petkoviçit u hodhën furishëm në sulm duke gjetur golin e avantazhit. Ishte sulmuesi shqiptar nga Gostivari Admir Mehmeti që në minutën e 55-të dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë nga brenda zonës.
Pas këtij barazimi Zvicra kryeson momentalisht grupin më 4 pikë, ndërkohë që Rumania merr pikën e parë në “Euro 2016”.
Please follow and like us: