Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Nuk ka prova për vdekjen e El Bagdadit

Zëdhënësi i Pentagonit, Kapiteni Jeff Davis në mbledhjen informative të mbajtur me gazetarët iu përgjigj pyetjeve në lidhje me pretendimet për vrasjen e el-Bagdadit.

 

SHBA: Nuk ka prova për vdekjen e El Bagdadit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë të ditur se nuk ka prova që do të vërtetojnë deklaratat në lidhje me vrasjen e Ebubekir el-Bagdadi, liderit të organizatës terroriste DAESH.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Kapiteni Jeff Davis në mbledhjen informative të mbajtur me gazetarët iu përgjigj pyetjeve në lidhje me pretendimet për vrasjen e el-Bagdadit gjatë operacioneve të avionëve të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequra nga SHBA të ndërmarra më 12 qershor ndaj qytetit Rakka.

Duke rikujtuar se këto pretendime qarkullojnë edhe nëpër rrjetet sociale, Davis tha se “Ne nuk kemi ndonjë informatë që do ti vërtetonin këto pretendime”.

Davis tha se edhe më herët janë hedhur pretendimet për vdekjen e el-Bagdadit, ndërsa shtoi se “Nuk ka asnjë informatë të pavarur që do ta vërtetonte këtë pretendim”.

Një agjenci e lajmeve për të cilën pretendohet se është e lidhur me DAESH-in, kishte pretenduar se el-Bagdadi ishte vrarë gjatë një sulmi ajror të ndërmarr ndaj qytetit Rakka më 12 qershor.

Edhe javën e kaluar u hodhën pretendimet se Bagdadi është plagosur gjatë një sulmi ajror të forcave të koalicionit, ndërkaq zyrtarët amerikan kishin bërë të ditur se janë të mendimit se Bagdadi është ende në jetë.

Please follow and like us: