Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali me kurorën e Miss Universe/ Spjegohet Megi Luka

megiluka_1465985612-1894640

Lindita Idrizi, vajza që fitoi titullin e më të bukurës në “Miss Universe Albania 2016”, nuk mori kurorën siç e do zakoni.

Paraardhësja e saj, Megi Luka, nuk i dorëzoi kurorën e fituar një vit më parë, madje nuk ishte as prezente në spektakël.

E kontaktuar nga GazetaExpress, Megi ka shpjeguar se ishin disa probleme mes saj dhe organizatorëve që dërguan deri te ky skandal.

“Kishim disa probleme për të cilat nuk u pajtuam, secili vazhdoi me të veten. Pastaj ata nuk më ftuan unë nuk shkova dhe ndodhi siç ndodhi”, tha bukuroshja.

Në vend të Megit, ishte Anisa Kospiri, “Miss Universe Albania 2002”, ajo e cila i dorëzoi kurorën fitueses së këtij viti.

Ndryshe ashtu sikurse Megi edhe Lindita me triumfin në këtë garë bukurie, fiton të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Universe”.

lindita-idrizi_1465985587-9361742

Please follow and like us: