Solar Impuls 2 i gatshëm për të kapërcyer Atlantikun
Ekipi i avionit që fluturon me energji diellore “Solar Impulse 2” (SI 2) në New York është duke bërë përgatitjet e fundit para fluturimit përtej Oqeanit Atlantik.
Pilotët Andre Bertrand dhe Borchberg Piccard, më 5 mars, 2015 udhëtimin e tyre rreth botës e filluan nga Abu Dhabi. Me projektin e tyre duan të tregojnë për përdorimin e burimeve të energjisë së pastër.
Ata dhe ekipi i tyre në aeroportin JFK të New York-ut po përgatiten për sfidën e madhe, fluturimin përtej oqeanit, për të cilën kanë mbetur vetëm edhe disa ditë. Nëse kushtet e motit lejojnë një gjë të tillë, avioni do të fluturojë drejt Evropës.
Ekipi gjatë përgatitjeve është vizituar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-mun, i cili tha se ky projekt është një hap shumë i rëndësishëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Piloti Andre Borschberg pas vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm, bëri një prononcim për gazetarin e Agjencisë së Lajmeve Anadollin, AA të cilit i ka treguar për udhëtimet dhe vështirësitë që kanë hasur.
Sipas tij, faza e pestë ishte veçanërisht sfiduese. Bëhet fjalë për rrugën nga Japonia për Hawaii, e cila zgjati pesë ditë dhe pesë netë.
“Kur punoni 13 vjet në një projekt, motivimi është i lartë. Jeta në kabinën e pilotit është diçka krejt tjetër. Ju nevojitet ushqim, pije dhe gjumë. Kemi vërejtur se 20 minuta gjumë janë të mjaftueshme për t’u mbushur me energji. Përveç kësaj, avioni asnjëherë nuk ka mbetur pa mbikëqyrje. Gjatë fluturimit, i cili zgjati pesë ditë dhe pesë netë, kam zhvilluar teknikat e meditimit, hipnozës dhe jogës”, tha Borchberg.
Ai theksoi se në fillim të udhëtimit lufta ishte e vështirë me terrenin dhe problemet e ndryshme që janë shfaqur nga fusha të caktuara, por shton se, me kalimin e kohës kanë mësuar se si ti tejkalojnë dhe si ti shndërrojnë në epërsi dhe si të mësojnë për të dalë në krye me to.