Sophie Tweed-Simmons mahnit Hollivudin
Ajo së fundmi ka treguar se dikur ishte cilësuar se nuk ishte ‘e vogël sa duhet’ për të nisur një karrierë si modele.
Por, të martën, Sophie Tweed-Simmons – e bija e rokerit të KISS, Gene Simmons – ka demonstruar se kushdo që ia ka thënë këtë e ka pasur shumë gabim, teksa të gjithë sytë ishin të drejtuar nga ajo në premierën e filmit The Neon Demon në Hollivud, transmeton Gazeta Express.
Bukuroshja zeshkane ka mahnitur të gjithë teksa ka parakaluar në tapetin e kuq të Cinerama Dome me një fustan shumëngjyrësh pa krahë – i cili ia ka nxjerrë në pah format fantastike, dhe mezi ka arritur t’ia mbajë gjoksin nën kontroll. /Express/
Please follow and like us: