Spekulimet: Nano dhe Meksi si kandidatë për president?
Ajo që dihet deri më tani është se Bujar Nishani ka shprehur ambicien për të garuar sërish për një mandat si president i Shqipërisë.
Por ndërkohë nën zë thuhet se emri i presidentit do të vendosë për disa ekuilibra në mazhorancën e majtë.
Të jetë e vërtetë?
Deri më tani ka thjesht spekulime.
Fatos Nano, ish-kryetari historik i PS, duket se do mbetet gjithmonë një kandidat për të qenë kryetar i shtetit.
E përditshmja “Sot” shkon më tej me spekulimet e saj, kur thotë se në garë mund të jetë edhe Aleksandër Meksi, ish-kryeministri i demokratëve.
Sipas tyre, në listën e kandidatëve është edhe Ylli Çabiri, doktori i shkencave dhe gjenerali Sandër Lleshi.
Gazeta i shton listës edhe emrat e Paskal Milos dhe Skënder Gjinushit.
Ata nuk e përmendin emrin e Ilir Metës, i cili në sondazhin e tyre online ka marrë më pak vota.