Sulmohen llogaritë e ISIS në Twitter, hakerët përkrahin homoseksualët
Llogaritë e militantëve të Shtetit Islamik në Twitter, janë sulmuar nga hakerët e nga aty janë postuar mesazhe në përkrahje të homoseksualëve në solidaritet me viktimat e Orlandos.
Hakerët kanë mbushur faqet e ISIS’it me mesazhe pro-homoseksualëve, përfshirë edhe të tilla si: “Jam Gay dhe jam krenar” , e po ashtu edhe fotografi me flamurin ylber.
Hakeri që sigurisht është anonim, ka shkruar se këtë e ka bërë për jetët e humbura në Orlando.
“ISIS-i ka deklaruar se është përgjegjës për sulmin në Orlando, kështu që vendosa ta bëj këtë për të gjithë ata që e humbën jetën. Marrja e jetëve të pafajshme, nuk do të tolerohet”, ka shkruar ai në faqet e ISIS’it në Twitter.
Please follow and like us: