Albspirit

Media/News/Publishing

Trump, mbështetje LGBT dhe kufizimit të armëve

“Do të luftoj për ju”. Ka qenë ky premtimi që kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump i ka bërë komunitetit LGBT pas masakrës së Orlandos.

Miliarderi ka një qëndrim liberal ndaj homoseksualëve, edhe pse në reagimet e tij pas sulmit nuk shprehu një afërsi ndaj minoriteteve seksuale.

Ndërkohë, Trump ka bërë edhe një deklaratë tjetër që bie ndesh me ato të bëra më herët nga ai kur ishte ende në fushatë dhe nuk kishte siguruar ende nominimin.

Trump ka njoftuar në Tiwtter se do të takohet me krerët e National Rifle Federation, grupi lobist i pushtetshëm amerikan që mbështet lirinë e armëve dhe i ka dhënë kandidatit mbështetjen e tij, për të mundësuar një kufizim të armëve.

Konkretisht, sipas njoftimit, Trump do të kërkojë që personat e përfshirë në listën e të dyshuarve për terrorizëm, e njohur si “no fly list”, të mos kenë mundësi të blejnë armë.

Një njoftim ky i kandidatit republikan që ka ardhur sërish pas masakrës së Orlandos, ku mbetën të vrarë 49 persona.

Please follow and like us: