Turqi – “Xhihadistët” shqiptarë dënohen me burgim të përjetshëm
Muhamed Zakiri nga Maqedonia dhe Qendrim Ramadani nga Zvicra janë dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë penale në Niğde, ku kishin vrarë policë dhe ushtarë turq gjatë kthimit të tyre nga DAESH-i në Siri.
Gjykata turke ka shqiptuar gjithsej dhjetë dënime me burgim të përjetshëm dhe 454.5 vjet shtesë për katër pjesëtarët e organizatës terroriste DAESH, të cilët në qytetin Nigde në mars të vitit 2014 vranë dy pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe një civil si dhe plagosën tetë persona.
Në gjykatën penale të prefekturës Nigde, sot u mbajt seanca përfundimtare gjyqësore, të cilën të akuzuarit e ndoqën përmes videokonferencës nga burgu në Ankara.
Në fillim të seancës, të cilën e ndoqën edhe familjarë të oficerit të vrarë turk, të pandehurit nuk e shfrytëzuan të drejtën për të thënë fjalën e fundit para se trupi gjykues të shpallte vendimin përfundimtar.
Gjykata i gjeti fajtorë të 4 të pandehurit.
Muhamed Zakiri nga Maqedonia është dënuar me burg të përjetshëm dhe 134.5 vite burg, Qendrim Ramadaninga Zvicra mori burg të përjetshëm të pesëfishtë dhe 175 vite shtesë, shtetasi gjerman Banjamin Xu u dënua me burg të përjetshëm të katërfishtë dhe 131.5 vite burg.