Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia kontrollon hapësirën ajrore të Rusisë

Sergey Rijkov, Kryetari i Qendrës së Reduktimit të Rrezikut Bërthamorë theksoi se misioni i përbashkët ku marrin pjesë edhe specialistët turq dhe finlandezë, do të kontrollojë hapësirën ajrore të Rusisë ndërmjet datave 13-17 qershor.

 

Turqia kontrollon hapësirën ajrore të Rusisë

Kryetari i Qendrës së Reduktimit të Rrezikut Bërthamorë në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Rijkov, theksoi se misioni i përbashkët ku marrin pjesë edhe specialistët turq dhe finlandezë, do të kontrollojë hapësirën ajrore të Rusisë ndërmjet datave 13-17 qershor. Ai u shpreh se ky kontroll bëhet në kuadër të Marrëveshjes së Qiejve të Hapur dhe specialistët turq marrin pjesë me avionët e tipit SN-325. Rijkov u shpreh gjithashtu se SN-235 janë avionë që nuk mund të pajisen me armë dhe avioni dhe pajisja e vëzhgimit mbi të, kalojnë nga kontrollet ndërkombëtare. Sergey Rijkov bëri të ditur se gjatë kontrollit, specialistët rusë do të gjenden në avion dhe do të sigurojnë zbatimin në mënyrë rigoroze të parametrave të fluturimit të siguruara nga marrëveshja si dhe do të kontrollojnë përdorimin e mjeteve të vrojtimit siç është parashikuar nga marrëveshja e sipërpërmendur. Turqia, në muajin shkurt, nuk kishte lejuar që Rusia të kontrollonte hapësirën ajrore turke. Ministria e Jashtme Turke, në deklaratën e bërë në atë kohë kishte shkruar: “Për shkak të mos arritjes në konsensus në lidhje me itinerarin e fluturimit vëzhgues të kërkuar nga Rusia për datat 2-5 shkurt, fluturimi nuk është realizuar”.

Please follow and like us: