Albspirit

Media/News/Publishing

Vila në Korçë me vlera unikale historike rrezikon degradimin

Një nga banesat më të vjetra në qytetin e Korçës rrezikon të degradohet nëse neglizhenca e autoriteteve do të vijojë. Bëhet fjalë për këtë banesë tipike e cila është shembull e arkitekturës së Korçës, por edhe në të gjithë Shqipërinë si për nga konstrukti ashtu edhe vlerat kulturore e historike që mbart, pasi të gjitha ambientet e brendshme të saj janë të dekoruara me piktura të një niveli të lartë artistik.

Alarmi është lëshuar nga ish-arkitekti Kliti Kallamata, i cili ka postuar një fotoalbum në rrjetin social Facebook ku bën apel për ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve, për të shpëtuar një nga vlerat unikale të kulturës dhe historisë së Korçë.

ndertesa

vila

vila

vila

vila

vila4

Një banesë përfaqësuese për arkitekturën e Korçës dhe ndoshta unikale në të gjithë Shqipërinë. E kam propozuar për tu shpallur “monument Kulture” në vitin 1988, por u refuzua sepse ishte “banesë e borgjezisë”. E përsërita propozimin në vitin 2002, por përsëri u refuzua. Qysh atëherë banesa ka pësuar vetëm degradim. Në Korçë ka pasur shume banesa me interiere të pikturuara, por kjo këtu ka stadin më të lartë të dekorimit artistik. Këto shembuj po zhduken dita-ditës. Le të shpresojmë se kjo do të restaurohet”, shkruan ish-arkitekti Kallamata në Facebook.

Shtëpia është e një biznesmeni të suksesshëm korçar të viteve 1920-1944, Rrako Ferros, që më vonë ia shtetëzoi shteti dhe sot i është kthyer pronarëve.

Pikturimet murale të kësaj ndërtese, të cilat datojnë që në shekullin e XVIII, janë të piktorit të famshëm shqiptar nga Dardha e Korçës, Athanas Zografi.

Please follow and like us: