Albspirit

Media/News/Publishing

1 vit burg per ish-kryetarin e Bashkisë së Përmetit

  • Raimond Kola

Gjykata e Faktit e Përmetit dënoi me një vit burg ish-kryetarin e Bashkisë së Përmetit Gilberto Jaçe. Ai është gjetur fajtor për shpërdorim detyre lidhur me një leje për një objekt ndërtimi.

Prokurori kishte kërkuar dënimin me kusht. Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit ishte zgjedhur nën siglën e Partisë Socialiste dhe ishte kandidat për Aleancën për Shqipërinë Europiane, edhe në zgjedhjet e fundit vendore të vitit të shkuar. Por ai e humbi garën me kantidatin e koalicionit të djathtë Niko Shupuli.

Zoti Jaçe ka deklaruar se çdo veprim i kryer nga ai kur ushtronte detyrën e Kryetarit të Bashkisë në Përmet ka qenë tërësisht konform ligjit. Ai tha se do ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit.

Please follow and like us: