Albspirit

Media/News/Publishing

AddThis Sharing Buttons8 Bie Qeveria e Kroacisë, për 30 ditë formohet qeveria e re 16 Qershor 2016 – 16:53 Pas më pak se gjysmë viti në pushtet, kryeministri Tihomir Oreskoviq ka dalë para votës së besimit të deputetëve, të cilët nuk i dhanë besimin qeverisë kroate, të njohur si “Koalicioni Patriotik”. Për këtë vendim votuan 125 deputetë, prej të cilëve 15 ishin kundër kurse dy abstenuam, transmeton Koha.net. Oreskoviq në fjalimin e tij ka thënë se arsyeja e parë për prishjen e qeverisë së tij është bërë për shkak të mbrojtjes së interesave kombëtare. “Nuk është sekret ajo çka mendoj unë rreth INA-s, LNG dhe sektorit energjetik, mendime që janë të ndryshme me disa prej anëtarëve të qeverisë. Unë kam mbrojtur me forcë mendimin tim, sepse jam thellësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e INA-s dhe sektorit të energjisë për ekonominë tonë”, ka thënë Oreskoviq. Sipas Reuters, deputetët kroatë kanë 30 ditë afat për të formuar qeverinë e re.

Pas më pak se gjysmë viti në pushtet, kryeministri Tihomir Oreskoviq ka dalë para votës së besimit të deputetëve, të cilët nuk i dhanë besimin qeverisë kroate, të njohur si “Koalicioni Patriotik”.

Për këtë vendim votuan 125 deputetë, prej të cilëve 15 ishin kundër kurse dy abstenuam, transmeton Koha.net.

Oreskoviq në fjalimin e tij ka thënë se arsyeja e parë për prishjen e qeverisë së tij është bërë për shkak të mbrojtjes së interesave kombëtare.

“Nuk është sekret ajo çka mendoj unë rreth INA-s, LNG dhe sektorit energjetik, mendime që janë të ndryshme me disa prej anëtarëve të qeverisë. Unë kam mbrojtur me forcë mendimin tim, sepse jam thellësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e INA-s dhe sektorit të energjisë për ekonominë tonë”, ka thënë Oreskoviq.

Sipas Reuters, deputetët kroatë kanë 30 ditë afat për të formuar qeverinë e re.

Please follow and like us: